Kuriozitet

Kisha në Çeki e stolisur me 60 mijë skelete ndalon fotografimin

Sedlec Ossuary, kisha e vogël në qytetin Kutna Hora, në Republikën Çeke, është bërë një nga atraksionet më të preferuara të turistëve vitet e fundit. Kisha që gjendet 45 km larg Pragës njihet ndryshe edhe si kisha e eshtrave për shkak të dekorit të pazakontë.

Kockat e marra nga rreth 60 mijë skelete të zbuluar në zonën rreth saj janë përdorur si elementë dekorativë, më së shumti si shandanë të mëdhenj.

Kisha nëntokësor me dizajn jotradicional ka sjellë turistë nga e gjithë bota që kanë gjallëruar qytetin e përgjumur në Republikën Çeke, por fluksi i madh i vizitorëve është kthyer në një thikë me dy presa në epokën e Instagramit.

Radka Krejčí (Krejçi), drejtuese e famullisë Sedlec, u tha gazetarëve se kisha ka vendosur ndalimin në mënyrë kategorike të fotove Osuarën Sedlec duke nisur nga viti 2020.

“Besojmë se vizitorët do të respektojnë vendimin tonë dhe arsyen pse kemi vendosur kushti”, tha ajo duke shtuar se gjysmë milioni njerëz në vit e vizitojnë kishën në qytetin e vogël, numër që rritet vazhdimisht.

Me gjithë shenjat në shumë gjuhë që kërkojnë nga vizitoret që të tregohen të sjellshëm dhe të mbajnë mend se skeletet janë, në fund të fundit, njerëz të vdekur, shumë turistë heqin kockat nga muret, tentojnë të prekin ose puthin skeletet, vendosin kapele ose syze dielli në kafka me qëllim që të dalin në foto ose bëjnë veprime të tjera në mungesë respekti./CNN

{gallery}