Parashutisti turpërohet në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës

Parashutisti turpërohet në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës

12 October 2019 21:45

Një parashutist me flamurin kombëtar të Spanjës goditi një shtyllë gjatë zbritjes në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës.

Me sa duket, ai keqmenaxhoi uljen dhe u përplas në një shtyllë elektrike, pikërisht përpara stendës vrojtuese dhe mbeti i bllokuar përpara qindra të pranishmëve, raporton VOA.

Mbreti Felipe i Spanjës ishte në mesin e pjesëmarrësve.

Kryeministri në detyrë Pedro Sanchez ishte gjithashtu në stendën vrojtuese.

Mbreti Felipe mori pjesë në paradë ndërsa vendi pret vendimin e Gjykatës së Lartë të Spanjës për gjykimin e 12 udhëheqësve të separatistëve katalanas.

Sipas një burimi gjyqësor spanjoll të kontaktuar nga agjencia e lajmeve Reuters, liderët katalanas do të dënohen me një maksimum prej 15 vjet burg për rolin e tyre në referendumin e ndaluar të pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017 dhe shpalljen e mëvonshme të pavarësisë jetë-shkurtër.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme