Një pikturë e Banksyt, që paraqet majmunë të ulur në Parlamentin Britanik, është shitur me një çmim rekord.
Kjo pikturë është e bërë nga vaji e ka një gjerësi prej katër metrash, transmeton koha.net.
Para se të dal në ankand, ‘Majmunët e Banksyt’ pritej të shiteshin për rreth 2 milionë euro, por piktura e tij ka arritur që të shitet për 11 milionë euro, pas vetëm 13 minutash që ka dal në ankand.
Ky ankand u mbajt në të njëjtën dhomë ankandesh, ku Banksy para një viti habiti të gjithë, kur shkatërroi pikturën e tij të shitur për 1 milionë funte.
Lexoni edhe: Majmunët e Banksyt në Parlamentin britanik vihen në ankand
Artikuj të ngjashëm
-
Majmunët e Banksyt në Parlamentin britanik vihen në ankand
-
Vepra e Banskyt shitet me çmim rekord
-
Një vit i suksesshëm për Banksyn gjersa shitjet dhe aktivizmi rriten
-
Banksy i papërsëritshëm, shkatërron pikturën e vet menjëherë pasi u shit mbi 1 milion euro
-
Tri vepra të Banksyt i kushtojnë Britanisë mbi 170 mijë euro t’i mirëmbajë