Majmunët e Banksyt në Parlamentin britanik vihen në ankand

Majmunët e Banksyt në Parlamentin britanik vihen në ankand

30 September 2019 13:05

Një pikturë e Banksyt, që paraqet majmunë të ulur në Parlamentin e Britanisë, do të vihet në shitje këtë javë dhe pritet të arrijë deri në 2.5 milionë dollarë.

“Parlamenti i zhvendosur”, në të cilin shimpanzetë ua kanë zënë vendin politikanëve me gjerësi katër metra, që e bën atë pikturën më të njohur në vaj nga artisti i panjohur britanik i rrugës, sipas Sothebyit.

Me sy në aktualitetin e jashtëzakonshëm të veprës së vitit 2009 – House of Commons po përjeton shkëmbime gjithnjë e më të rrepta mbi largimin e Britanisë nga BE – shtëpia e ankandeve e ka vendosur çmimin e saj të përafërt nga 1.5 milionë deri në 2 milionë paund (1.84 milionë dollarë – 2.46 milionë dollarë), shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

“Nuk ka dyshim se ky imazh sot ka vlerë të pabesueshme jo vetëm këtu në Mbretërinë e Bashkuar, por gjithandej Evropës dhe përtej saj”, ka thënë Alex Branczik, drejtuesi i artit bashkëkohor të Sothebyit.

“Këtu e shohim këtë, një prej demokracive tona më të vjetra dhe brenda saj ne shohim një prapakthim drejt sjelljes fisnore kafshërore”.

Parlamenti ka qenë një pikë vlimi prejse është rimbledhur të mërkurën, ku kryeministri Boris Johnson dhe kundërshtarët e tij janë përplasur për orë të tëra me argumente të nxehta rreth Brexitit.

Vepra do të shfaqet në Sotheby derisa të dalë në shitje më 3 tetor, një vit pas një pikture tjetër në vaj të Banksyt, “Girl with Balloon”, e copëtuar përballë shikuesve të tronditur në ankandin e Sothebyit sapo ishte shitur.

“Pashmangshëm ka pasur shumë komente”, ka thënë Branczik. “…Unë mund të them prerë se nuk ka asnjë dëmtim në këtë kuadër. Do të duhej të ishte një më i madh dhe unë mund të them me mirëbesim se ky nuk është rasti”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme