Shumë vite më parë, ish-presidenti Bill Clinton u zbulua se ishte në lidhje me Monica Lewinsky, e cila ishte një praktikante në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë. Por, më shumë së këdo tjetër, kjo situatë preku bashkëshorten e tij, Hillary Clinton.
Së fundmi, gjatë një interviste ajo ka deklaruar se vendimi më i rëndësishëm që ka marrë, ka qenë ai për të mos shkatërruar martesën.
“Unë mendoj se gjëja më e guximshme që kam bërë ndonjëherë, ishte marrja e vendimit për të mos shkatërruar martesën time”, tha ish-Zonja e Parë në “Good Morning America”.
Chelsea Clinton, e cila ishe ulur pranë nënës së saj për të prezantuar librin e tyre të ri “Gutsy Women”, deklaroi se ndihet më krenare se kurrë për të.
‘Oh zot. Unë jam e bekuar nga përgjigjja e nënës sime, saqë jam pa fjalë. Krenari të jem vajza e saj”, tha Chelsea.


-
Hillary Clinton e quan guxim qëndrimin krah burrit pasi ai e tradhtoi
-
Hillary mbron Bill Clintonin për skandalin me Lewisnkyn, thotë se nuk ishte abuzim i pushtetit
-
Bill Clintoni flet për aferën me Monica Lewinskyn, thotë se i ndihmoi të menaxhonte ankthin
-
Hillary Clinton mbush 72 vjet
-
“Nuk pashë asgjë, nuk bëra asgjë të gabuar”, Bill Clintoni dëshmon për Jeffrey Epsteinin