Lëmsh

Midhja speciale në ujërat e Shqipërisë drejt zhdukjes

Midhja speciale në ujërat e Shqipërisë drejt zhdukjes

Ambientalistët në Vlorë kanë dhënë alarmin për zhdukjen e midhjes speciale, daterit. Krijesa ujore po tregtohet në restorante të ndryshme, ndërsa është e ndaluar me ligj. Përfaqësues të AKU-së thonë se janë gjobitur disa subjekte, por ende situata është jashtë kontrollit.

Dateri rrezikon zhdukjen. Prej vitesh kjo midhje dykapakore tregtohet në restorante të ndryshme. Gjuetia e këtyre specieve është konstatuar prej vitesh, pavarësisht se ndalohet me ligj.