Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Shkencëtarët izraelitë rindërtojnë pamjen fizike të kushëririt të largët të njeriut

Jerusalem, 20 shtator – Tashmë e dimë se si ka qenë Njeriu i Neandertalit, por falë ADN-së, shkencëtarët izraelitë kanë arritur t’i japin trup e fytyrë një tjetri prej ish-kushërinjve tanë, Denisovianit, që u zhduk 50 000 vjet më parë.

Shkencëtarët kishin shumë pak dijeni për njerëzit e Denisovës, mbetjet e para të të cilëve u zbuluan në vitin 2008: disa dhëmbë, pjesë kockash dhe një nofull të poshtme. Pra, shumë pak për të ditur se si dukeshin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkencëtarët përdorën pjesët e ADN-së së gjetur në këto fragmente për të hamendësuar se cilat gjene ishin të aktivizuara, duke rindërtuar kështu pamjen fizike të këtyre kushërinjve tanë të largët/AFP.