Kina është gati të hapë mega aeroportin në jug të Pekinit në prag të 70 vjetorit të Republikës Popullore. Beijing Daxing International Airport (PKX) do ta ketë fluturimin e parë më 20 shtator me avionin më të madh në botë, A 380.
Synimi “modest” i kinezëve është që aeroporti të presë 72 milionë pasagjerë dhe 2 milionë ton ngarkesë në vit deri në vitin 2025. Masterplani ambicioz kërkon ndërtimin e gjithsej shtatë pistave, dhe lëvizjen e të paktën 100 milionë pasagjerëve dhe 4 milionë tonë ngarkesë në vit përmes aeroportit./Shqip, CNN.
{gallery}