Lëmsh

Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40

Si ishte aeroporti i Vlorës në vitet 1914-1916 dhe në vitet ’40

Shqipëria ka një histori relativisht të hershme të transportit civil e ushtarak ajror. Fluturimet e para janë realizuar në Shqipëri për qëllime ushtarake, e më pas në vitet ’20 ka nisur të zhvillohet aviacioni për transport civil.

Fillimisht, ishin italianët që pushtuan Vlorën në fundin e vitit 1914, që ngritën edhe një kamp aviacioni për qëlllime ushtarake, që përveç avionëve të zakonshëm përfshinte edhe një bazë hidrovolantësh.