Kuriozitet

Dorezat që zvogëlojnë dridhjet nga parkinsoni

Descriptive Text

Dorezat me xhiroskop po i ndihmojnë njerëzit e prekur me sëmundjen e Parkinsonit dhe po ua mundësojnë atyre që t’i kenë duart nën kontroll.

Kjo sëmundje shkakton dridhje të duarve dhe vështirëson detyrat e përditshme, siç është ngrënia dhe pija, të cilat bëhen gati punë të pamundura për ata.

“Është e vështirë të mos mund të bësh grim apo të vendosësh një qafore. Këto janë gjëra që nuk mund t’i bëj vetë”, tha Sue Whitehouse.

Ajo ishte diagnostikuar me dridhje të lehta pesë vjet më parë dhe tani i duhet ndihmë për secilën punë të përditshme.

Zhvilluesi i dorezave “GyroGlove”, Faii Ong, ishte frymëzuar nga një grua 103-vjeçare për t’i krijuar dorezat.

“Nxënësit në shkolla nuk mësojnë për këtë sëmundje nga e cila vuajnë 200 milionë njerëz në botë”, shton Ong.

I vendosur mbi dorë, xhiroskopi i kundërpërgjigjet çdo lloj dridhjeje, të cilat i qetëson menjëherë.

Ong e ka lënë punën në spital me qëllim që të përqendrohet në zhvillimin e pajisjes që vitin e ardhshëm pritet të marrë leje në SHBA dhe Evropë.