Kuriozitet

NASA: 1.250 goditje rrufeje në vetëm 3 orë në perëndimin të Washingtonit

Rreth 1.250 goditje rrufeje u regjistruan në perëndimin të Washingtonit gjatë një stuhie mbrëmjen e së shtunës.

Një stuhi e madhe përfshiu Washington duke sjelle rrufe të shpeshta, shira të mëdha, përmbytje dhe breshër në rajonin Puget Sound.

1,250 goditje e rrufesë ndodhën në 3 orë. Ata nisën rreth orën lokale 18:00 dhe përfunduan në orën lokale 21:00.

Rrufeja ndodh kur grimcat e akullit brenda një reje ndërveprojnë me njëra-tjetrën përmes përplasjes, duke bërë që grimcat të thyhen dhe copëtohen.

Nxehtësia intensive e rrufesë gjeneron një tingull të quajtur bubullima që transmetohet përmes ajrit me shpejtësinë e zërit, sipas NASA-s.

Rrufeja dhe bubullima ndodhin në të njëjtën kohë por meqenëse drita udhëton më shpejt sesa tingulli, dritat e rrufesë shihen më shpejt sesa dëgjohet bubullima.