Një çift francez rrezikon 6 vite burgim pasi u kapën me rërë nga plazhi i Sardenjës, ku ata kaluan disa ditë pushimi.
Rëra e bardhë e këtij ishulli italian është e mbrojtur dhe kushdo që guxon të marrë rërë rrezikon gjoba të majme dhe burgim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇifti, rreth të 40-ve, kishte marrë rërën në 14 shishe plastike apo rreth 40 kilogramë dhe u kapën nga policia gjatë një kontrolli rutinor ku ata po prisnin të hipnin në traget për të shkuar drejt Francës, transmeton kp.
Ata thanë se nuk e dinin që një gjë e tillë ishte e ndaluar, por policia në qytetin verior të Porto Torres tha se ka tabela në disa gjuhë që tërheq vëmendjen për një gjë të tillë dhe iu kujton turistëve se marrja e rërës është krim.
Çifti menjëherë u arrestua dhe po presin vendimin e një gjykatë në Sassari ku rrezikojnë gjashtë vite burgim dhe një gjobë deri në 3 mijë euro.
Vjedhja e rërës së bardhë dhe gurëve nga plazhet e Sardenjës është shumë e zakonshme, tha një oficer policie, dhe ekziston një treg i paligjshëm për këtë në internet. Vjedhësit e rërës zakonisht kapen në aeroporte, në kërkime për çanta dhe nga skanerë.
Rëra dhe gurët e sekuestrua nga policia kthehen në plazh në fund të sezonit veror.