Astronomët vërejnë shkreptima të ndritshme dhe “të papara”

Astronomët vërejnë shkreptima të ndritshme dhe “të papara”

15 August 2019 08:20

Astronomët kurrë nuk e dinë saktësisht se çfarë të presin kur e drejtojnë teleskopin në ndonjë drejtim specifik - dhe nganjëherë ajo që ata e shohin është plotësisht e papritur.

Në këtë rast, astronomët po e përdorin teleskopin shumë të madh të Observatorit Jugor Evropian në Kili dhe Observatorit W. M. Keck në Hawaii për ta vëzhguar vrimën e zezë supermasive në qendër të galaktikës sonë.

Ajo është 26.000 vjet dritë nga Toka, por është vrima e zezë më e afërt që mund ta shohim, edhe nëse është e errësuar kryesisht nga pluhuri, transmeton “Koha Ditore”.

Astronomët e vëzhguan atë gjatë katër netëve në prill dhe maj.

Kjo vrimë e zezë, e njohur si Sgr A*, ka treguar ndryshueshmëri më parë. Ajo është vërejtur për vite me radhë në gjatësi të shumta valore të dritës. Por në tre nga katër netët që e vëzhguan atë pranë dritës infra të kuqe, që është mënyra më efektive për ta parë ndryshueshmërinë në vrimën e zezë, astronomët vunë re ndryshime "të papara".

Studimi është pranuar për publikim në revistën Astrophysical Journal Letters.

Nivelet dhe ndryshueshmëria jashtëzakonisht të ndritshme treguan maja që e tejkaluan dyfishin e matjeve historike të vrimës së zezë. Ajo që e shihnin astronomët ishte një shpërthim i vrimës së zezë që lironte rrezatim të ndritshëm.

Përveç këtyre niveleve të ndritshme, në dy net në maj astronomët panë gjithashtu rënie të mëdha në shkëlqim gjatë disa minutave.

Disa nga astronomët e përfshirë në studim, përfshirë Tuan Do në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles, i cili fillimisht e tërhoqi vëmendjen për shpërthimin duke tweetuar për të, e kanë vëzhguar vrimën e zezë për vite me radhë. Dhe ata kurrë nuk kanë parë diçka të tillë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme