Kuriozitet

Indi, mori dhuratë BMW në vend të Jaguarit... s’i pëlqeu dhe e hodhi në lumë

Një burrë në Indi i nervozuar që për ditëlindjen e tij mori një BMW dhe jo një Jaguar, e ka hedhur veturën e re në një lumë.

Video e publikuar në rrjete sociale tregon veturën në mes të lumit në Haryana të Indisë.

Më vonë raportohet se burri u përpoq ta shpëtonte automobilin, por tashmë ishte vonë.

Policia është duke e hetuar rastin, transmeton BBC.

Veturat BMW në Indi kushtojnë rreth 45 mijë euro, ndërsa Jaguarët rreth 50 mijë.