Policia në Prizren e ka vlerësuar veprimin e një qytetari i cili e kishte gjetur një kuletë në Tregun e gjelbër dhe e kishte dorëzuar në Stacionin Policor.
Përmes një raporti policor, njofton se rasti ka ndodhur dje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një qytetar i Prizrenit, i cili kishte qenë në ‘Tregun e gjelbër’ në Prizren, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë. Qytetari i cili e ka gjetur kuletën duke vepruar ndërgjegjshëm, e ka dorëzuar kuletën në Stacionin policor në Prizren”, thuhet në raport.
Policia njofton gjithashtu se është identifikuar personi që i kishte humbur kuleta dhe i është kthyer.
“Policia pasi ka vërtetuar dhe konfirmuar për personin i cili e ka humbur, ja ka dorëzuar në prezencë të dëshmitarit me vërtetim të gjitha sendet e humbura. Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe policinë e Kosovës. Gjithashtu policia e Kosovës në Prizren e ka falënderuar qytetarin dhe njëherësh kërkon, që në raste të tilla të tregohet kulturë dhe qytetari sikur ky veprim”, thuhet në raport.