Kuriozitet

Fluturon me veturë pasi ka nxituar për të arritur një festival

Një i ri britanik duke vozitur me shpejtësi marramendëse, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka fluturuar jashtë rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në Norfolk të Britanisë së Madhe, kur 18-vjeçari Ryan Lamb po voziste me Citroen Berlingo, për të arritur në festivalin “Sundown”.

Policia ia ka ndalë patentën e shoferit për një vit, por i riu nuk e ka pranuar fajin para gjykatës.

Po ashtu, ai është dënuar edhe me gjobë dhe më vonë do t’i nënshtrohet sërish testit të vozitjes./ksp