Ekuacioni i thjeshtë matematikor që ka hutuar mijëra përdorues në Twitter

Ekuacioni i thjeshtë matematikor që ka hutuar mijëra përdorues në Twitter

03 August 2019 22:31

Një matematikane ka sqaruar zgjidhjen e një ekuacioni shumë të thjeshtë matematikor i cili ka hutuar mijëra përdorues në Twitter.

Ky ekuacion algjebre është postuar për herë të parë nga përdoruesi @pjmdoll, i cili ka sfiduar njerëzit për të zgjidhur: 8÷2(2+2)=?

Mbi 14.000 njerëz kanë pëlqyer postimin e tij dhe mijëra të tjerë kanë shkruar në koment zgjidhjet e tyre, shkruan “The Mirror”, transmeton Koha.net. Ky ekuacion ka ndarë njerëzit në dy grupe, me ata që pretendojnë se zgjidhja është e “1” [8÷2(2+2)=8÷2(4)=8÷8=1] dhe ata që mendojnë se zgjidhja është “16” [8÷2x(2+2) =8÷2x4=4x4=16].

 

 

Hannah Fry, profesoreshë e asocuar nga Londra, foli për “Mail Online” rreth këtij ekuacioni problematik.

Fry, e cila ka shkruar dy libra të famshëm për matematikë, tha se mënyra se si u përpilua kjo detyrë lë “hapësirë të paqartë” për zgjidhjen.

“2+2 në kllapa është lehtë për ta zgjidhur - është e barabartë me 4. Por, çfarë nënkupton pjesa tjetër e ekuacionit? A është 8÷(2x4)=1? Apo është (8÷2)x4=16?”, shpjegoi Fry, duke shtuar se “është e pamundur ta zgjidhësh nga informacioni që na është dhënë”.

Matematikania 35 vjeçare, po ashtu, tha se do të ishte më e qartë nëse ekuacioni do të shkruhej duke përdorur thyesat në vend të pjesëtimit (ose obelusit - simboli i pjesëtimit).

Si konkluzion, Fry tha që të dy zgjidhjet (1 dhe 16) janë të sakta dhe thjesht “varet nga mënyra sesi i interpreton”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme