Brenda rezidencës mahnitëse më të re të Ronaldos

Brenda rezidencës mahnitëse më të re të Ronaldos

29 July 2019 15:49

Cristiano Ronaldo më të blej pothuajse çdo gjë që dëshiron.

Ylli portugez ka fituar miliona nga futbolli duke qenë një nga sportistët më të mirë e më të paguar për rreth 15 vite.

Sipas Forbes’it, ai është atleti i dytë më i paguar në botë dhe ka një pasuri rreth 400 milionë euro, transmeton koha.net.

Ronaldo njihet që shpenzon shumë në super vetura, e ka një koleksion milionësh të tyre si dhe ka në pronësi një numër të madh pronash në të gjithë botën.

Cristiano Ronaldo tani, sipas thesun, koleksionit 40 milionë eurosh të pronave të tij, i ka shtuar edhe një rezidencë mahnitëse 1.5 milionë euro.

Rezidenca e re e tij ka katër dhoma, palestër private, kinema e një pishinë ‘infinity’ ndërsa gjendet në qytetit bregdetar Marbella në Spanjë.

Ronaldo tani do të bëhet komshi me boksierin Conor McGregor, të cilët edhe janë shokë e janë stërvitur disa herë bashkë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme