1.5 milionë njerëz të gatshëm për ta “pushtuar” zonën ushtarake amerikane ku mendohet se mbahen alienët

1.5 milionë njerëz të gatshëm për ta “pushtuar” zonën ushtarake amerikane ku mendohet se mbahen alienët

18 July 2019 14:21

Matty Roberts më 27 qershor bëri një thirrje në rrjetet sociale që të pushtojnë  të famshmen dhe misteriozen “Zona 51” në 20 shtator. Ndonëse kjo gjë nisi si një shaka e tij, shkaktoi “stuhi” në internet ku rreth 1.5 milionë njerëz nënshkruan peticionin online për të pushtuar bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së, pasi dyshojnë se atje fshihen UFO-t.

Duke parë interesin e frikshëm të njerëzve, Roberts të hënën kontaktoi faqen e lajmeve NPR nën pseudonimin ‘Val’, për të sqaruar se faqja në Facebook ishte vetëm ‘satirike’.

“Unë vetëm mendova se do të ishte një ide qesharake për faqen e memeve,” tha Val përmes Facebook, tha Roberts.

‘Zona 51’ është baza e Forcave Ajrore të SHBA-së, ku testohen avionë të fshehtë që nga vitet 1950. Makinat e famshme të zhvilluara atje përfshijnë aeroplanët spiunë U-2 dhe SR-71 Blackbird dhe Nighthawk F-117A.

Teoricienët e konspiracionit pohojnë se baza ishte përdorur për të hulumtuar një anije kozmike të dyshuar të shkatërruar në Roswll, New Mexico, në vitin 1947.

Roberts tha se shakaja e tij ishte frymëzuar nga intervista e fundit e Joe Rogan me Bob Lazarin, njeriun që pretendon se ka punuar në Zonën 51, duke thënë se atje ndodhen teknologji të jashtëtokësorëve./tch

Komentet

Shto koment

Të ngjashme