Lëmsh

Egjipti hap për vizitorët dy piramida antike

Egjipti hap për vizitorët dy piramida antike
 

Egjipti hapi të shtunën dy piramida antike në jug të kryeqytetit të Kajros dhe zbuloi një koleksion të sarkofagëve të sapo gjetur, disa prej të cilave përmbajnë mumiet e ruajtura mirë.

Ministri i Antikiteteve në Egjipt, Khaled al-Anani u tha gazetarëve se Piramida Bent e Mbretit Sneferu, faraonit të parë të dinastisë së katërt të Egjiptit, dhe një piramidë aty pranë do të rihapen për vizitorët për herë të parë që nga viti 1965.