Kuriozitet

Macja e egër, e rrallë në Ballkan, besohet të jetë parë në parkun e Gërmisë

Foto: Gërmia Park Wildlife

Grupi i adhuruesve të botës së egër, që mblidhen në faqen “Germia Park Wildlife”, ka bërë një postim interesant para pak kohe.

Ata thonë të kenë kapur në kamerë një specie që është në zhdukje, e ajo është macja e egër, që sipas tyre është e rrallë edhe në Ballkan.

“Kapet me kamerë-kurth në parkun e Gërmisë macja e egër, një specie që është në listë të kuqe, si specie e rrezikuar. Gjithashtu shumë e rrallë në Ballkan”, thuhet në postimin e kësaj faqeje, raporton Koha.net.

“Gëzohemi që të kemi në Gërmi maçok. Duket si European wildcat (Felis silvestris)”, potencon kjo faqe.

Më parë, faqja ka postuar pamje interesante të bufit në folenë e tij, por edhe të qukapikëve duke ushqyer të vegjlit e tyre.