Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Trumpi e quan Princin Charles “Princ të Balenave”

Princi Charles, emri i plotë i të cilit është Charles Philip Arthur George, është Princi i Uellsit, apo siç shkruhet në gjuhën angleze “Prince of Wales”.

Por presidenti amerikan Donald Trump, pas një takimi me të i është referuar trashëgimtarit britanik si “Princi i balenave”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një postim në Twitter, Trumpi shkruan; “Takoj e flas çdo ditë me “qeveritë e huaja”. Sapo takova mbretëreshën e Anglisë dhe Princin e “Balenave” (Në vend të Wales, Trumpi shkruan Whales, sqarim yni), kryeministrin e Britanisë, kryeministrin e Irlandës, presidentin e Francës e atë të Polonisë. Biseduam për “gjithçka”’, ka shkruar ai, transmeton Koha.net.

Image

Kjo nxiti menjëherë reagime në Twitter. Një person, ndau një fotografi të flamurit të Uellsit të modifikuar me një balenë.

Por, pak më vonë, Trumpi e ka përmirësuar gabimin.