Kuriozitet

Lind vajzën me peshë prej 6 kg, mendonte se kishte binjakë

Descriptive Text

Kemi dëgjuar shpesh herë raste që fëmijët lindin të vegjël dhe kanë nevojë për kujdes urgjent që të mbijetojnë. Por ka edhe raste të tjera, kur fëmijët lindin të mëdhenj.

Chrissy Corbitt e di mirë këtë gjë, pasi solli në jetë një vajzë rreth 6 kilogramë, dyfishi i peshës së foshnjave normale.

Vogëlushja Carleigh është fëmija i katërt në familjen Corbitt, e cila erdhi në jetë më 15 maj të vitit të kaluar.

Image

Nëna mendonte se solli në jetë binjakë derisa pa vajzën e saj.

“Kur doktori filloi të fliste për fizikun e foshnjës, unë dëgjova të qeshurat e stafit mjekësor, të cilët dukeshin shumë të entuziazmuar. Secili po thoshte numra të ndryshëm dhe më pas më treguan foshnjën time, duke më thënë se peshonte më shumë se 6 kg”, tha Corbitt.

Vogëlushja filloi të vishte rroba për fëmijët 9 muajsh që në ditët e para dhe gëzon shëndet të plotë. Ndër të tjera, Carleigh mund të kishte qenë më e madhe në lindje pasi erdhi në jetë një javë para datës së caktuar./oranews