Kuriozitet

Brenda burgut Joliet, që u bë i famshëm nga shqiptarët “Vëllezërit Bluz”

Kushdo që dëshiron të shikojë qelitë e burgut ku u luajt filmi me aktorët shqiptarë “Vëllezërit Bluz” në vitin 1980 tashmë e ka mundësinë.

Për herë të parë Qendra “Joliet Correctional” u hap në vitin 1858 dhe u mbyll në vitin 2002. Tani godina është e hapur për turistët. Washington Post bëri një artikull për të treguar se çfarë përfshihet në vizitën prej 20 dollarësh dhe shpjegon se si Joliet, burgu i dytë më i madh, u dëmtua gjatë dekadave.

Burgu është projektuar në një stil gotik dhe u ndërtua nga puna e detyruar e të dënuarve me gur gëlqerorë , të marrë në zonë. Në vitin 1872 kishte 1,239 të burgosur, një numër rekord për një burg në atë kohë.

Administratorët e godinës thonë që ky burg është bërë i famshëm pasi këtu është luajtur një skenë e filmit “Blues Brothers” (Vëllezërit Bluz) dhe turistë kanë dëshirë që ta vizitojnë nga afër.

Ata shtuan gjithashtu se 200 bileta tashmë janë rezervuar gjatë verës nga Kina, ku “Prison Break” është një shfaqje popullore atje.

Madje treguan historinë e një burri nga Italia që nuk fliste anglisht, por donte ë dinte se ku ushte qelia e Belushit. Pasi e pa, turisti filloi të qante/TCH.

{gallery}