Kina mund të jetë shteti më ateist në botë, por s’i ndalon të ndërtojnë një nga ndërtesat më të mëdha të besimit fetar.
Shumë shpejt do të hapet xhamia më e madhe e Afrikës, në kryeqytetin e Algjerisë. Ndërtimi është marrë përsipër nga Kompania Shtetërore e Ndërtimit të Kinës, transmeton tch.
Ndërtesa zë 400 mijë metra katror dhe është nga më të mëdhatë në botë.
{gallery}
Përveç kupolës masive, xhamia ka dhe minaren më të lartë në botë, 265 metra.
Kostoja u vlerësua fillimisht 1.3 miliardë, por sot ka shkuar deri në 2 miliardë dollarë, gjë që ka zemëruar shumë banorë vendas, të cilët e shohin si shpenzim luksi. Të tjerë gëzohen për faktin që ia kaluan Marokut, që deri më sot mbante rekordin për xhaminë më të madhe në Afrikë.
-
1 maj 2019 17:09
-
Shpërndaje në: