Kuriozitet

U sterilizuan për afro 50 vjet që të mos kishin pasardhës, Japonia u kërkon falje

Descriptive Text

Duke premtuar se një gjë e tillë nuk do të përsëritet dhe se askush nuk do të diskriminohej kurrë më, kryeministri japonez Shinzo Abe u kërkoi falje publike rreth 25,000 mijë personave me aftësi të kufizuar që u detyruan t’i nënshtrohen një shumëllojshmërie procedurash të dhimbshme sterilizuese për gati 50 vite.

Ligji, tashmë i pezulluar, detyronte nënshtetasit me aftësi të kufizuar të sterilizoheshin për të parandaluar “lindjen e pasardhësve me cilësi të ulët”. Proçedurat e sterilizimit përfshinin ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e organeve riprodhuese e trajtime me rreze.

Viktimat e këtij ligji, që ka qenë në fuqi mes viteve 1948 dhe 1996, kur u zëvendësua në heshtje me ligjin për Mbrojtjen e Mëmësisë, do të marrin dhe një kompensim prej rreth 25,000 euro.Duhet theksuar se ky kompensim do t’i jepet vetëm atyre që u sterilizuan me detyrim. Rreth 8,000 persona të sterilizuan ‘me dëshirë’, megjithëse se dihet se kanë qenë nën presion, dhe rreth 60,000 nëna që u detyruan të abortonin për shkak të riskut të sëmundjeve të trashëgueshme nuk do të përfitojnë kompensimin/ dita.