Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Botës i mungojnë 23 milionë vajza

Ndërprerjet vullnetare të shtatzënisë për të favorizuar lindjen e fëmijëve meshkuj, kanë krijuar disbalancë në raportin mes gjinive. Kështu rezulton sipas studimit të fundit mbi gjinitë dhe popullsinë botërore, që ka zgjatur 15 vjet, i publikuar në Procedings of the Natianl Academy of Sciences.

Sipas statistikave, çdo 100 të porsalindura vajza i korrespondojnë 103-107 meshkuj dhe kjo pabarazi jo natyrale ka nisur në vitet 1970, të paktën në 12 vende të botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkuesit e universitetit të Singaporit kanë studiuar të dhënat demografike të 202 vendeve dhe në disa prej tyre rezulton se adoptimi i disa normave sociale në favor të fëmijëve djem ka ndikuar në këtë prishje të ekuilibrit, ku në Kinë duket më i theksuar, 118 lindje djemsh kundrejt 100 të vajzave.

Ndër këto 12 vende, më prirje preferencash për lindjet e djemve hyn edhe vendi ynë, megjithatë kërkuesit vënë në dukje se raporti mes te lindurve vajza e djem tani ka nisur të rikthehet në normalitet./TvKlan