Kuriozitet

Lë peng vajzën 2-vjeçare në restorant pasi nuk kishte para të mjaftueshme

Descriptive Text

Një veprim i pazakontë dhe aspak i justifikueshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë së një restoranti.

Një baba, i cili nuk kishte para mjaftueshëm për të paguar vaktin e tij në restorant, vendosi që të linte peng vajzën e tij 2-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në Jug të Kinës më 6 Prill. Sipas mediave kineze, babai i tha pronarit të restorantit se do të linte peng vajzën e tij si garanci dhe do të kthehej të nesërmen me paratë që i mungonin.

“Do ta lë këtu si peng. Do të kthehem nesër me paratë dhe do ta marr”, i tha ai stafit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur burri del nga restoranti dhe vajza 2-vjeçare i shkon nga pas, por i ati e shtyn me dorë për ta larguar. Ndërsa pronari u tha gazetarëve se e morën vajzën dhe e qetësuan, duke i dhënë një gotë me qumësht. Ai kishte njoftuar policinë më pas pasi nuk po arrinte të gjente babain e vajzës dhe mendonte se vogëlushja ishte braktisur.

Disa orë më vonë, vetë babai u paraqit në restorant dhe u trondit kur nuk gjeti vajzën e tij aty. Ai u tërbua dhe i tha pronarit që vogëlushen nuk duhet t’ia jepte policisë. Babai shprehu keqardhje për veprimet e tij pasi u kritikua nga policia për sjelljen e papërshtatshme./tvklan.al