Lëmsh

“Ecja e çuditshme” në Hungari

 

Qindra hungarezë kanë marshuar nëpër qendër të Budapestit në paradën “Ecja e çuditshme” që është mbajtur më 1 prill. Ata imituan lëvizjet e grupit humoristik “Monty Python” nga Britania për të festuar Ditën e Gënjeshtrave.

Pjesëmarrësit e kësaj parade është dashur të bëjnë nxehje një-minutëshe, para se të bënin tri xhiro në stilin e çuditshëm të ecjes, ndërsa shumë prej tyre kanë thënë se ky stil ishte një mundësi e mirë që për pak kohë, të harrojnë problemet e përditshme, transmeton KTV.