Bllokohet mes shkëmbinjve, zjarrfikësit shpëtojnë lopën me helikopter

Bllokohet mes shkëmbinjve, zjarrfikësit shpëtojnë lopën me helikopter

02 April 2019 17:31

Zjarrfikësit në Itali shpëtuan një lopë që kishte ngecur në brigjet e thepisura të Stintinos, në bregdetin e Sardenjës.

Pasi tentativat e tjera dështuan, zjarrfikësit përdorën helikopterin për ta nxjerrë lopën 500 kilogramëshe nga gremina ku kishte përfunduar duke e ngritur atë në ajër me një helikopter.

I gjithë operacioni i komplikuar por dhe i veçantë është regjistruar me kamera dhe më pas pamjet u shpërndanë për media nga zjarrfikësit italianë./Opinion.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme