Kuriozitet

Në Izrael zbulohet shpella më e madhe e njelmët në botë

Hulumtues izraelitë kanë zbuluar shpellën më të madhe të njelmët në botë, të gjatë 10 kilometra.

Ajo është Shpella Malham, jo larg Detit të Vdekur hapësirat e të cilës hulumtuesit i kanë studiuar gjatë dy vjetëve të fundit,transmeton Koha.net.

Afër shpellës gjendet edhe vendi ku, sipas Biblës, Gruaja e Lotit u shndërrua në shtyllë kripe, përcjell al jazeera.

Pritet që në të ardhmen shirat ta zgjerojnë edhe më shumë shpellën.

“Shpella e njelmët” krijohet kur ujërat e shiut kalojnë nëpër plasa të tokës, shkrihet kripa dhe rrugës për në Detin e Vdekur krijon kanale gjysmë horizontale.

Shpella gjendet në Bjeshkët e Sodomit, më të mëdhatë në Izrael ,e pjesët e para të saj janë zbuluar në vitin 1980.

Titullin e shpellës më të madhe të njelmët në botë nga viti 2006 e kishte shpella në ujdhesën iraniane Keshm.