Lëmsh

Jepet me qira ish-jahti i Jackie Kennedyt

Jepet me qira ish-jahti i Jackie Kennedyt
 

Stili personal i Jacqueline Kennedy Onassis vijon ende të “huazohet” nga ndjekës të modës anembanë botës. Por, nëse plotësojnë edhe kushtin që të jenë mjaftueshëm të pasur sa për ta përballuar, tashmë fansat e saj mund të huazojnë edhe ish-jahtin e Jackie O.

“Christina O” u ble nga qeveria kanadeze nga bashkëshorti i dytë i Jackiet, manjati grek Aristotle Onassis në vitin 1954. Ai e riemëroi jahtin, duke i vënë emrin e së bijës, Christina, ndërsa pas vdekjes së tij mori edhe prapashtesën O, shkruan Tch.