Rreth 1.500 dele e dhi bllokuan rrugët dhe qendrën e Madridit gjatë një manifestimi që heq rrënjët që nga mesjeta.
Trashumancioni është një zhvendosje e bagëtisë nga kullosat verore në ato dimërore, që vjen që nga mesjeta, ndërsa nga viti 1994 kjo traditë është përtërirë në Madrid si një festival që nxit blegtorinë, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, dhjetëra barinj, të veshur me rroba tradicionale, marshuan me tufat e deleve e dhive përmes qendrës së Madridit, ku komunikacioni u bllokua plotësisht.
Ngjashëm me traditën mesjetare, blegtorët në Sheshin Cibeles simbolikisht paguan për kalimin e bagëtisë autoritetet e qytetit me kartëmonedha spanjolle.
Manifestimin katërorësh e mbështeti edhe Ministria spanjolle e Bujqësisë..
-
Mbi 1 milionë njerëz mblidhen në Madrid për Papa Leonin
-
Zjarret dalin jashtë kontrollit pranë Madridit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë
-
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve
-
Evakuohen mbi 10,000 njerëz në Francë si pasojë e një zjarri masiv
-
Gjibraltari hyn në një epokë të re, hiqet gardhi kufitar i territorit britanik me Spanjën