Media amerikane “Thrillist” që publikon artikuj për ushqimin, pijet, udhëtimet dhe argëtimin, ka publikuar një të fundit me titull “15 vendet më të mira për të udhëtuar vetëm”. Ajo vë theksin te rëndësia për të shkuar në udhëtime i vetëm ashtu që njeriu të mund ta kënaq veten dhe të përmbushë dëshirat pa pasur nevojë të marrë parasysh dëshirat e miqve.
Udhëtimi vetëm, ashtu si të darkosh i vetëm, shpesh është i frikshëm deri sa ta provosh, shkroi Thrillist. Por, posa rezervon dhe e nis udhëtimin, e kupton se në fakt kjo është çliruese.
Nga qytetet e vogla deri te kryeqytetet ku të humbësh është pjesë e aventurës, këto janë disa nga vendet ku mund të udhëtoni të vetëm.
Seville, Spanjë
Nuk ke nevojë për plan: Dil jashtë dhe diçka do të të gjejë. Për një sfidë të vërtetë, vizitojeni gjatë “Feria de Abril” kur i gjithë qyteti vishet si në vitet 1899 dhe kalon një javë të tërë duke vallëzuar dhe pirë.
Edhe
Destinacionet më të lira për të udhëtuar vetëm
Redding, Kalifornia
Është një qytet mjaft i madh sa për të të dhënë mundësinë ta eksplorosh i vetëm, por i vogël për të qëndruar një javë. Qyteti është i rrethuar nga natyra më e bukur dhe e paprekur e Kalifornisë.
Bangkok, Tajlandë
Bangkoku është vend i tipit “një madhësi që zë gjithçka”. Tajlandezët njihen për shumë miqësorë, prandaj edhe për ata që janë më të turpshëm, do të jetë shumë e lehtë të takojnë njerëz të rinj dhe të përshtaten me ta.
Paris, Francë
Do të shohësh disa nga muzetë më të mirë në botë. Qyteti do të të ushqejë me kulturën dhe bukurinë e tij.
Aty do të gjedh dhjetëra në mos qindra vende për të vizituar. Në Paris, nuk ka nevojë të nxitosh, ulu dhe qëndro aty për një kohë.
Uells, Mbretëri e Bashkuar
Është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura në botë. Uellsi është vend i sigurt, që sigurisht në këtë rast do të jetë plus për aventurat që ndërmerr vetëm.
Athina, Greqi
Greqia shpesh rezervohet si vend për muajin e mjaltit apo fejesës, dhe perëndimet në Santorini vërtet ia vlejnë të propozohen martesa. Por, nuk do të ishte vend ku i vetëm të shpenzoni një javë të plotë. Kultura, ushqimi, qendrat historike, tavernat tradicionale greke mbushin Athinën, ku për disa ditë mund t’i vizitosh.
Parku Nacional i Akullnajave, Montana
Me malet ku mund të shëtitësh, ky park është një kurs i bukur udhëtimi. Sigurisht përgjatë ecjeve do të shihni kafshë të ndryshme, mund të prisni edhe arinj. Arritja e majës dhe shikimi i pamjes nga lart të kujton se natyra zotëron gjithçka mbi tokë.
Belgjika
Edhe
Holanda, vendi më i sigurt në botë për t’u vizituar në vitin 2026
Dy gjëra që e bëjnë Belgjikën një vend të mrekullueshëm për udhëtim: Fillimisht, ka plot birrari. I gjithë vendi është i mbushur me birrari të famshme, mbi 150, ku mund të ndalesh në secilën përditë.
Së dyti, mund të merrni një biçikletë lehtë dhe të udhëtoni me të. Ka një dyqan biçikletash në secili qosh, prandaj s’është e vështirë as gjetja dhe blerja.
Irlanda
Irlanda nuk është shumë e madhe, që nënkupton se mund të shohësh shumë për pak kohë. Dhe ka disa mënyra si mund ta bësh: me transport publik, me biçikletë, ose me veturë. Është vend turistik, prandaj do të jetë i hapur që të takoheni me udhëtarë të tjerë të vetëm.
Maroku
Gati nga të silleni në Marok do të keni diçka të fotografoni. Ngjyrat thjesht të përpijnë. Nga qyteti në qytet, Maroku të ofron diçka ndryshe.
Utah
Kur mendojmë për parqet nacionale, mendojnë për udhëtime gjatë verës. Verat megjithatë janë të dendura me njerëz. Për të qenë vetëm jashtë sezonës dhe larg turmës, duhet të shkoni në Utah.
Berlin, Gjermani
Fillo me një tur ecjeje me guidë. Historia e Gjermanisë është e dukshme në pothuajse secilin qosh të këtij qyteti. Berlini është qyteti ku ngjarjet të cilat i keni lexuar në librat shkollorë që si fëmijë, tani i shihni me sy ku kanë ndodhur.
Whitehorse, Yukon, Kanada
Whitehorse është i ftohtë, i izoluar dhe i vogël. Por, një vend i mrekullueshëm për ta kaluar ditë të tëra nën bukurinë dhe qetësinë e natyrës së mrekullueshme.
Kroacia
Dubrovniku mund të jetë pak i shtrenjtë. Megjithatë, është një nga qytetet më turistike të Kroacisë. Por, shkoni nga bregdeti dalmat i Kroacisë dhe do të gjeni gjithë verën, djathin, ushqimin e detit dhe gjëra të tjera që do të mund t’i dëshironit në jetë. Ky është një vend ku do të mund të zhyteshit pa shkaktuar një vrimë të madhe në kuletë.
Edhe
10 plazhet më të mira për këtë vit
Udhëtim rrugor nga Miami në Los Angeles
Fillo në Miami. Nisu herët, merr një kafe dhe thuaji lamtumirë. Përgjatë rrugës deri në Los Angeles ndaloni për të parë pikat kyçe historike dhe të bukura që ofrohen.