Lëmsh

Zbulohet një specie e rrallë e merimangës me brirë në Angola

Zbulohet një specie e rrallë e merimangës me brirë në Angola

Hulumtuesit afrikano-jugor zbuluan së fundmi në jugun e ashpër të Angolës një lloj merimange deri tani e panjohur në planetin tonë, ku veçantia qëndron tek prania e një briri të gjatë në pjesën e kokës.

Ky lloj i ri merimange u zbulua gjatë një ekspedite shkencore të regjistrimit të biodiversitetit që u krye në periudhën 2015-2016 në rajonin e Okavango-s, në kryqëzimin mes Angolës, Namibisë dhe Botsvanës.