Mafiozi i njohur meksikan, El Çapo, është dënuar me burgim të përjetshëm në një prej gjyqeve më të famshme të drogës, dhe do të mbyllet në burgun me sigurinë më të lartë në SHBA.
Burgu mban njerëzit më të rrezikshëm, si terroristët e arrestuar për bombën në Boston e te kullat binjake të Nju Jorkut, transmeton tch.
El Çapo mund të ketë jetuar në luks për shumë vite, por derisa të vdesë do të mbahet në një qeli që ka vetëm një shtrat betoni, me një dyshek përsisipër; një tryezë betoni e një stol, si cilindër betoni që ngrihet nga toka; një WC e bashkëngjitur në lavaman, dhe kaq .
Ai është arratisur dy herë nga burgjet meksikane. Një herë nëpërmjet karrocës që mbante rrobat për t’u larë, dhe herën e dytë nëpërmjet një tuneli që u gërmua deri te banja e qelisë së tij, të cilin e përshkoi me një motoçikletë të modifikuar (foto).
Por nga burgu ADX i SHBA-ve nuk është arratisur njeri deri më sot. Gazetarët as nuk arrijnë të afrohen dot, jo më të bëjnë foto brenda. Të vetmet foto që qarkullojnë janë ato që kanë dalë nëpër gjyqe, ku të burgosurit janë ankuar për kushtet e ashpra, të cilat i quajnë “më keq se në Guantanamo”.
Burgu prej të cilit nuk është arratisur asnjeri deri më sot, ka shumë kulla të larta prej ku vëzhgohen të burgosurit nga një staf i madh.
Konsiderohet si burgu më i sigurt në botë, dhe ndodhet në një zonë të izoluar. Gazetarët as nuk arrijnë të afrohen dot, jo më të bëjnë foto brenda.
El Çapo mund të ketë jetuar në luks për shumë vite, por derisa të vdesë do të mbahet në një qeli që ka vetëm një shtrat betoni, me një dyshek sipër; një tryezë betoni e nje karrige si cilindër betoni që ngrihet nga toka; një tualet që është i bashkëngjitur me lavamanin, dhe asgjë tjetër.
Çdo ditë, edhe po të sillen mirë, të burgosurit kalojnë 23 orë në qeli, një orë jashtë, ku prapë hapësira është shumë e vogël dhe si kafaz.
El Çapoja është arratisur dy herë nga burgjet meksikane të sigurisë shumë të lartë, por këtë herë dukej i frikësuar, pasi iu dha dënimi.
Herën e parë doli nga një karrocë për pastrimin e rrobave.
Pasi u arrestua prapë, pas disa vitesh, u fut në një burg të sigurisë së lartë. Por dhe që aty arriti të dalë. Një tunel u gërmua deri te banja e qelisë.
Më pas El Çapo zbriti dhe hipi mbi një motoçikletë brenda në tunel.
Pastaj tuneli mbaronte te një ndërtesë aty pranë. El Çapo u arratis dhe SHBA vuri një çmim shumë të lartë për kapjen e tij. Kur u arrestua, pas dy vitesh, u ekstradua në Amerikë, ku dhe u dënua.
{gallery}