Zbulohet merimanga më e madhe helmuese në botë

Zbulohet merimanga më e madhe helmuese në botë

05 February 2019 22:26

Një i afërm i merimangës së famshme “Black Widow” (Vejusha e Zezë) është zbuluar në Afrikën e Jugut dhe ekspertët thonë se kjo mund të jetë më e madhja e familjes vdekjeprurëse arachnide.

Pickimi i saj lëshon helm njësoj si vejusha e zezë dhe viktimat mund të përfundojnë në spital.

E quajtur me emrin “Button Phinda”, merimanga e re mendohet të jeta e para e kësaj specieje e zbuluar në 27 vjetët e fundit.

Kjo merimangë u gjet fillimisht në vitin 2014, por tani shkencëtarët e kanë klasifikuar atë si një specie të re.

Megjithëse ekspertët pretendojnë se mund të jetë “merimangë më e madhe”, ata nuk kanë zbuluar detaje të tjera apo emrin shkencor të saj.

“Menjëherë mendova se kjo ishte diçka e veçantë, por nuk isha i sigurt nëse ishte një mostër që kishte ardhur nga Madagaskari apo ndonjë vend tjetër ekzotik”, tha Dr. Ian Engelbrecht, nga Universiteti i Pretorias në Afrikën e Jugut.

Kjo bëri që të zhvilloheshin kërkime për lloje të tjera të species para se të zbuloheshin më shumë monstra.

Femrat mund të dallohen për shkak të shenjave të tyre të ndritshme të kuqe në të dyja anët e saj.

Merimanga gjithashtu krijon një unazë purpur me ngjyrë unike.

Sipas Dr. Engelbrecht, speciet e reja janë vendase në pyjet me rërë të rrezikuara në Afrikën e Jugut dhe mund të jenë merimangat më të mëdha në botë./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme