Kuriozitet

Veza e famshme në Instagram bëhet pjesë e një fushate për shëndetin mendor

Fotoja e një veze që theu rekordet e Instagramit, duke u renditur si fotoja më e pëlqyer në botë, është pjesë e një fushate ndërgjegjësimi për shëndetin mendor.

Eugene tani është plasaritur, pasi “ndjen presionin” e të gjithë vëmendjes që ka marrë.

Një mesazh i postuar së bashku me vezën e thyer këshillon njerëzit të kërkojnë ndihmë nëse ata ndjehen në të njëjtën mënyrë.

Më shumë se 52 milionë njerëz kanë pëlqyer tashmë pamjen origjinale e cila u postua në janar.

Kur fotoja e parë e vezës u shfaq në Instagram, qëllimin e saj të vetëm e kishte rrëzimin nga froni të “Mbretëreshës së Instagramit”, Kylie Jenner.

Një total prej gjashtë fotosh të vezës - me nivele të ndryshme të dëmtimit - janë postuar nga llogaria @world_record_egg.

Një mesazh në fotografinë e fundit thotë: “Ndihem shumë më mirë tani, nëse ndjeni trysninë, vizitoni talkegg.info për të gjetur më shumë”.

Një lidhje tjetër drejton ndjekësit në një faqe interneti ku paraqitet një listë e vendeve dhe shërbimeve të shëndetit mendor që janë në dispozicion të njerëzve në ato vende./oranews