Ngrohja globale shtyn orkat më në veri

Ngrohja globale shtyn orkat më në veri

28 January 2019 14:00

Ngrohja globale po detyron orkat dhe prenë e tyre, peshkun harengë, të migrojnë më në veri të fjordeve norvegjeze.

“Me ujëra ku temperatura arrin 3 gradë Celsius, Reisafjorden në veriun e Norvegjisë ishte habitati ku u zhvendosën harengat, pasi braktisën ishujt Lofoten, 300 km më në jug”, tregon themeluesi i shoqatës “Orkat pa kufi”, Pier Robert la Tur.

Që të riprodhohet ky peshk, uji duhet të jetë nën 6 gradë Celsius. Bashkë me harengat u zhvendosën dhe orkat grabitqare, siç njihen balenat vrasëse. Sipas La Tur, migrimi i tyre më në veri do të vazhdojë, transmeton tch.

“Në planin afatgjatë, ato do të zhvendosen më në veri. Por, nëse rezervat pakësohen, do të ishte një katastrofë mjedisore për orkat dhe peshqit”, tha ai.

Rreth 1.500 orka gjuajnë në këto ujëra, dyfishi i atyre që ishin një dekadë më parë. Bashkë me popullsinë e gjitarëve, janë shtuar edhe turistët që i vëzhgojnë në pak metra largësi grabitqarët që gjuajnë, duke alarmuar zyrtarët për rrezikun e aventurave të tilla.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme