Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

14-vjeçarja fiton çmimin e drejtshkrimit në SHBA

Një adoleshente 14-vjeçare, lojtare e basketbollit ,është bërë afrikano-amerikania e parë që ka fituar garën e Drejtshkrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në garë ishin gjithsej 12 finalistë, që luftonin për vendin e parë që kap vlerën e 50 mijë dollarëve në Orlando të Floridas. Për të fituar këtë garë, Zaila Avant-gardes iu desh të shqiptonte fjalët “murraya” dhe “querimonious” dhe “solidungulate”, ku në raundin e fundit mposhti 12-vjeçaren Chaitra Thummala, njofton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për drejtshkrim, unë zakonisht përpiqem të bëj rreth 13 mijë fjalë në ditë, dhe kjo zakonisht zgjatë rreth shtatë orë ose më shumë”, deklaroi ajo.

Ajo ka deklaruar se për të, drejtshkrimi është hobi i dorës së dytë ngase është e fokusuar të bëhet basketbolliste profesioniste.