Kuriozitet

Artisti amerikan që kthen pjesët e makinerive bujqësore në skulptura

Descriptive Text

Me prejardhje nga shteti South Dakota, John Lopez është një artist amerikan i rritur në një fermë i cili transformon pjesët e makinerive bujqësore në skulptura të kafshëve.

Ai ka filluar karrierën duke gdhendur në materialet nga bronzi, ndërsa tani është i specializuar në krijimin e punimeve nga hekuri, transmeton Koha.net.

Ariu, bizoni, bualli, kuajt... artisti realizon skulptura të kafshëve me përmasa origjinale duke përdorur pjesët e braktisura të makinerive bujqësore.

Ferma e tij është 40 kilometra larg qytetit më të afërt, kështu që artisti i ripunon këto pjesë nga metali që i gjen përreth fermës dhe po ashtu furnizohet me pjesë të ndryshme prej metali edhe nga miqtë e tij për të krijuar skulptura të reja vazhdimisht.

Për më tepër shikoni në fotografitë më poshtë skulpturat e Lopezit.

{gallery}