Kuriozitet

Rama ironizon me Bashën në rrjetet sociale

Teksa PD-ja ka zhvilluar garën për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, 2 ish-deputetët Jozefina Topalli dhe Arben Imami e kanë kritikuar ashpër Bashën nën drejtimin e partisë opozitare më të madhe në vend.

Por ata nuk ishin të vetëm, ende pa përfunduar procesi i votimit, lista e të tërhequrve nga gara është shtuar edhe me Edit Harxhin, Fabjan Topollain, Gent Minarollin, Igli Carën, Erla Mëhilli, Edvin Kullurit, Valbona Mezini.

Nisur nga kjo situatë brenda radhëve të PD-së, kryeministri shqiptar Edi Rama ka postuar një videomontazh në Instagram ku ka ironizuar Lulzim Bashën, transmeton TCH.

Bashkangjitur kësaj videoje, ku persoanzhe të montuara janë kreu i opozitës, Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ervin Salianji, etj, ai ka shkruar: E diela sportive.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E Diela Sportive???

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on