Një krijesë shumë e rrallë që jeton në thellësi të detit e emërtuar si “përbindëshi pulë pa kokë”, është filmuar për herë të parë nga hulumtuesit australian, transmeton koha.net.
Kjo krijesë e pa kapshme nga kamerat deri më tani, e cila deri tani është parë vetëm në Gulf të Meksikës, është xhiruar në Oqeanin Jugorë në Antarktikun Lindor duke përdorur teknologji të kamerave të zhvilluara nga AAD (Sektori Australian për Antarktik).
“Disa nga pamjet e marra nga kamera e dërguar në thellësi të mëdha të detit janë mbresëlënëse, duke përfshirë specie që ne nuk i kemi parë deri më tani në këtë pjesë të botës”, ka thënë lideri i ekipit të AAD-së, Dr.Dirk Welsford.
Pajisja ka një kamerë në të dhe është e projektuar që t’u bërë ballë kushteve ekstreme të thellësirave të detit.
{gallery}