Rambai është 105 vjeçe dhe po i jep motiv stërvitjeje njerëzve që e rrethojnë.
Ajo filloi karrierën e saj të vrapimit në Haryana të Indisë, vetëm një vit më parë, por tashmë ka fituar disa medalje në garat lokale, shkroi të shtunën BBC.
Ajo konkurron në kategorinë e saj të moshës - dhe ndonjëherë, ajo është e vetmja vrapuese në garë.
Por për të, pjesëmarrja në këto gara është më e rëndësishme se fitorja.
Rambai pi një gjysmë litre qumësht në mëngjes dhe gjysmën tjetër në mbrëmje dhe është e shëndetshme.
Edhe
Një ditë në vendin më të nxehtë në Indi, ku temperaturat i afrohen 50 gradë celsius
Familja e saj dëshiron që ajo ta marrë lehtë garën, por Rambai nuk i dëgjon, ajo nuk ndalet sapo hyn në fushën e vrapimit.