Një djalë 10-vjeçar i tronditi të gjithë kur vuri re një sekret të fshehur në paketimin e çokollatës së famshme, Toblerone, shkroi “DailyMail” të hënën.
Nëna e tij tha se djali kishte gjetur “një ari të fshehtë” brenda imazhit të maleve zvicerane.

“Djali im kishte blerë Tobleronen e tij të parë sot. ‘Çfarë ariu është ky’, më pyeti ai”, shkroi gruaja me emrin Stephanie në Twitter.
Postimi iu shpërnda në të gjitha rrjetet sociale dhe mijëra njerëz thanë se ndonëse e kishin blerë shpesh këtë çokollatë, nuk e kishin vërejtur.
“Nuk e kam vënë re kurrë, djali yt është i mrekullueshëm”, u shpreh një komentues.
Artikuj të ngjashëm
-
Toblerone paralajmëron ndryshime “rrënjësore”
-
A e keni vërejtur ndonjëherë “shenjën e fshehur” në çokollatën Twix
-
Gjendet trupi i një 3-vjeçari në frigorifer në Detroit, arrestohet e ëma
-
12-vjeçari vodhi një çokollatë, i kërkon falje me një letër pronarit të dyqanit
-
Burri gjen letrën e fshehur më 1982 gjatë renovimit të shtëpisë