Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

Sarrazin në Kosovë, e cilëson kriminal e terrorist sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar të hënën në Kosovë. Gjatë ditës, ka takuar udhëheqësit e institucioneve si dhe të partive opozitare. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, shprehu solidaritetin dhe ngushëllimet për vrasjen e zyrtarit policor, ndërkohë bëri thirrje që sa më parë të gjendet një zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar me Serbinë. Për këtë tha se do të angazhohet edhe emisari Miroslav Lajçak

Kriminal e terrorist e ka vlerësuar emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sulmin ndaj Policisë së Kosovës.

Sarrazin, të hënën, u takua me kryeministrin Albin Kurti, të cilit tha sa ia ka shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për vrasjen e policit të dielën në Banjskë të Zveçanit.

“Dje pamë një situatë të tmerrshme. E dënojmë fuqishëm këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës. Jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjarët e zyrtarit policor të Kosovës e gjithë shtetin”, ka theksuar Sarrazin.

Emisari gjerman ka bërë thirrje që të gjendet sa më parë një zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar me Serbinë.

“Është e qartë se nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen e sigurisë në kohë afatgjate ne duhet të kemi një dialog të suksesshëm dhe përfshirja në dialog dhe normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një ndër gurët e themelit të zhvillimit në të ardhmen. Nuk duhet ta ndalojmë këtë tani, ne duhet ta vazhdojmë më tutje, të mundohemi të gjejmë një zgjidhje që të zbatojmë marrëveshjen e Ohrit dhe të kemi një dialog të suksesshëm”, ka deklaruar Sarrazin.

Ai gjatë së hënës është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani si dhe nga liderët e partive opozitare.

Për gjetjen e një rruge përpara, ka thënë se do të angazhohet edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Edhe Kurti në takim me Sarrazinin kërkon që Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht Arbëri Kurti në takim me Sarrazinin kërkon që Serbia të ndëshkohet ndërkombëtarisht

Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e ka cilësuar akt frikacak e në kundërshtim me parimet e paqes dhe të bashkëpunimit.

“Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, nënvizuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në margjinat e OKB-së, fola me drejtues dhe kolegë të shumtë nga e gjithë bota. Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë theksuam rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit”, ka shkruar Lajçak.

Në orët e para të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndërkohë dy policë të tjerë u lënduan.