Gjetjet e auditorit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit kanë nxitur debat në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere. Zyrtarët e AKP-së kanë dhënë shpjegime për gjetjet dhe kanë thënë se të gjitha rekomandimet do të zbatohen. Por janë akuzuar nga deputet për dështimet.
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është diskutuar për Raportin e Auditimit për AKP-në, e në veçanti për të hyrat nga qiraja për periudhën 10-vjeçare.
Raporti thekson se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka dështuar të ruajë dhe të rrisë vlerën e pronave dhe aseteve të dhëna me qira.
Zëvendëskryesuesja e Bordit të AKP-së, Syzana Dautaj, ka shpjeguar reagimin e tyre për gjetjet e raportit, dhe ka shtuar se të gjitha rekomandimet do të adresohen në mënyrë të duhur.
E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, e pyeti atë për metodat e dhënies me qira të këtyre pronave.
“Çmimi i qerasë ka ra, deklaratat tuaja pranë komisionit për ekonomi është e pa saktë. Ju fare nuk e zbatoni tenderimin publik. A është bërë tenderimi për 30 asete”, ka theksuar Muja,
Dautaj ka thënë se deri më tani kanë pasur disa tenderime publike të qirave.
Edhe
Mungojnë drejtuesit e ZKA-së e AKP-së, shtyhet shqyrtimi i raportit të auditimit për qiratë
“Unë me plot vërtetësi, deri më tash kemi pasur disa tenderime publike të qirave. 100 prona janë dërguar në tenderim publik. Tenderimi është bërë ashtu siç është raportuar. Nuk mundem që ta mbaj në mend secilin tenderim. Secilën qira që e kemi dhënë ka qenë në tenderim”, është shprehur Dautaj.
Ndërsa auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, ka ritheksuar se vlera potenciale e humbjes nga qiratë është mbi 800 mijë euro.
Anëtari i Komisionit për Buxhet Punë dhe Transfere dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka hedhur dyshime se a duhet të ekzistojë AKP-ja.
-
Spanca: Rreth 800 mijë euro humbje nga dështimi i AKP-së që të ruajë vlerën e pronave me qira
-
Spanca: Parregullsi në procesin e dhënies me qira nga AKP-ja, humbjet mbi 800 mijë euro
-
Dautaj-Surdulli: Kompensimi për stafin dhe bordin e AKP-së është ulur për 30%
-
APK-ja bën kallëzim penal ndaj katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë