Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
LAJMET E MBRËMJES

KIPRED: Kosova me mungesë kapacitetesh në fushën e sigurisë kibernetike

KIpred- siguria kibernetike

“Konstatimet e hulumtimit demonstrojnë mungesën e kapaciteteve për t’i adresuar çështjet e sigurisë kibernetike ndër institucionet dhe agjencitë qeveritare, si dhe mungesën e personelit të kualifikuar për sigurinë kibernetike, dhe po ashtu edhe të institucioneve të specializuara për të ofruar trajnime profesionale në këtë fushë”, thuhet në raportin e Institutit KIPRED. “Për më tepër, fushës së sigurisë kibernetike i mungon edhe dimensioni i të drejtave të njeriut brenda qeverisë dhe gjyqësorit të Kosovës”

Kosovës i mungon infrastruktura ligjore, pajisjet dhe ekspertiza e zyrtarëve ligjorë për sigurinë kibernetike, ka konstatuar një raport i instituti KIPRED, që është publikuar të hënën.

Raporti liston edhe një numër problemesh të tjera.

“Konstatimet e hulumtimit demonstrojnë mungesën e kapaciteteve për t’i adresuar çështjet e sigurisë kibernetike ndër institucionet dhe agjencitë qeveritare, si dhe mungesën e personelit të kualifikuar për sigurinë kibernetike, dhe po ashtu edhe të institucioneve të specializuara për të ofruar trajnime profesionale në këtë fushë”, thuhet në dokument. “Për më tepër, fushës së sigurisë kibernetike i mungon edhe dimensioni i të drejtave të njeriut brenda qeverisë dhe gjyqësorit të Kosovës”.

Drejtori ekzekutiv në Institutin KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se raporti i publikuar është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe ka bërë të ditur se hulumtimi ka gjetur që ka mungesë të madhe të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike, e sidomos tek institucionet shtetërore.

Ai ka folur edhe për raportin mes sigurisë kibernetike dhe të drejtave të njeriut.

Edhe Gashi: Inteligjenca artificiale është resurs, por edhe kërcënim për abuzuesit e dhunës digjitale TEMPUS Gashi: Inteligjenca artificiale është resurs, por edhe kërcënim për abuzuesit e dhunës digjitale

“Për sa u përket të drejtave të njeriut, kur trajtohen krimet kibernetike që kanë të bëjnë me të drejtën e privatësisë, aty më së shumti janë të prekura femrat dhe kryesit e veprave dënohen fare pak, dënohen me të holla ose burgim me kusht në rastin më të rënd”, ka thënë Peci.

Raporti, ndër të tjera, përmend problemin e gjuhës së urrejtjes që përdoret në rrjete sociale ndaj grupeve të margjinalizuara. Po kështu, vë theksin edhe tek joefikasiteti i institucioneve për ofruar drejtësi për viktimat.

Fadil Abdyli, shef i Sektorit të Hetimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, ka thënë se institucioni që përfaqëson është duke punuar në ndërtimin e kapaciteteve të specializuara për krimet kibernetike. Ai ka shtruar nevojën që gjyqtarët dhe prokurorët të kenë më shumë informacione se si t’i trajtojnë rastet e krimeve kibernetike.

“Pajtohem që ka probleme, edhe me mbajtjen e personelit, ka mungesë të kapaciteteve dhe njohurive edhe te prokurorët dhe gjyqtarët”, ka thënë Abdyli.

Edhe Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia Arbëri Ekspertët paralajmërojnë vijim sulmesh kibernetike nga Serbia e Rusia

Raporti, mes tjerash, përmban rekomandimin për Qeverinë që ta miratojë Strategjinë e re Shtetërore të Sigurisë Kibernetike, e edhe Planin e Veprimit për të. Krahas këtij, në këtë dokument rekomandohet që një përfaqësues nga institucioni i Avokatit të Popullit të bëhet anëtar i përhershëm i Këshillit Shtetëror për Sigurinë Kombëtare; Të themelohet një Qendër Kombëtare e Trajnimeve për Sigurinë Kibernetike; dhe që Qeveria ta përmirësojë Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Gjatë vitit të ardhshëm pritet që Kuvendi ta votojë Projektligjin për Sigurinë Kibernetike i cili, sipas panelistëve, do ta plotësojë infrastrukturën ligjore sa i përket sigurisë kibernetike, të drejtave të njeriut dhe dënimin e kanosjes dhe formave të tjera të keqbërjes nëpërmjet internetit.