LAJMET E MBRËMJES

Para Teatrit Kombëtar ndizen qirinj në shenjë kujtimi për Liridona Ademajn

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj te Teatri Kombëtar, në shenjë kujtimi dhe mbështetjeje për familjen e Liridona Ademajt. Organizatorja Liridona Shabani, i ka cilësuar si të frikshme lajmet si rasti për vrasjen e Lirdona Ademaj. E qytetarët kanë kërkuar dënim maksimal për personat e përfshirë në këtë rast.

Këta qirinj janë ndezur në shenjë kujtimi për Liridona Ademaj, e cila u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Kjo ngjarje e organizuar nga gratë për Vetëvendosje në Prishtinë, u bë në shenjë mbështetjeje për familjarët e Liridonës.