LAJMET E MBRËMJES

Arrestohet kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, dyshohet për tri vepra penale

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të mërkurën është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai dyshohet për tri vepra penale. Arrestimi i tij është bërë pas bastisjeve në zyrën e tij, në KEK dhe në dy banesat e tij në lokacione të ndryshme. Bastisjet u ndërmorën shkaku i dyshimeve për lidhjen e dy kontratave nga KEK-u, e të cilat u nënshkruan nga Krasniqi

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesi.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. Paraprakisht, njësia për hetime e Policisë ka bastisur zyrën e tij në KEK dhe dy banesa në lokacione të ndryshme.